Vrau 14-vjeçarin në shkollë, autori tregon thikën në rrjetet sociale si mafioz

Top Channel siguron pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rëndë

Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martinin, duke i marrë jetën.

Po ashtu ai pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë, e po ashtu shfaqet edhe dora e tij e fashuar, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.

Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën. Ndërkohë ditën e sotme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar./TopChannel

Sic shikohet, edhe një ditë pas krimit të ndodhur dje në Tiranë, ende nuk thuhet se kush është vrasësi, kush e mbron, me kë ka lidhje, i biri kujt është.
Në media mbrënmë në mënyrë skandaloze një grua biznesmene bënte reklamë biznesit të saj meqë i ra fati të bëhej e famshme se dha ndihmë për djalin 14 vjecar.
Pyetje ende pa përgjigje: si ka mundësi kjo grua ishte pranë spitalit dhe djali kishte shenja jete dhe nje ambulance i pret rrugën dhe kjo ia jep viktimën , si mundet të ndodhë kjo?
Si mundet që viktima të cohet për në një spital privat që është në anën tjetër të Tiranës duke i humbur jetën djalit?
Si mundet para 1 jave këta të rinj kanë bërë sherr në shkollë dhe ngjarja nuk është raportuar askund por është mbyllur nga roja dhe drejtoresha e shkollës?
Si mundet këta janë akoma në detyrë?
Si mundet viktima nxënës shkolle në qendër të Tiranës vetë nga Bulqiza, me banim në Sauk?
Po vrasësi pse nuk thuhet banor i cëlës lagjeje ishte dhe pse këta ishin nxënës të asaj shkolle në qendër të Tiranës?
/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress