Vrau Dritan Haxhollin në banesën e Marsida Qatjes, lirohet ish-zyrtari i burgjeve Bledar Toçi

Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme të burgut Durrës, i cili u arrestua në 2019, si autori i vrasjes së Dritan Haxhollit në Kavajë, është liruar në detyrim paraqitje.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Kavajës tri ditë më parë dhe Bledar Toçi është lënë në detyrim paraqitje.

Çështja e vrasjes së 10 tetorit në Kavajë shkoi për gjykim tri javë më parë nga u mor dhe vendimi për lirimin e autorit të vrasjes Bledar Toçi.

Ish-punonjës i Gardës dhe ish-zyrtari i burgjeve Bledar Toçi ishte në banesën e Marsida Qatjes në Kavajë mbrëmjen e atij tetori. Dyshohet se Qatja kishte një lidhje me Dritan Haxhollin.

Ky i fundit shkoi në banesë atë mbrëmje dhe u përplas me armë me Bledar Toçin nga ku mbeti i vdekur ndërsa ish-zyrtari i burgjeve i plagosur.

Në banesë u gjet një tavëll ku dyshohet se është pirë kokainë nga Toçi dhe Qatja dhe një miku i tyre kurse mes Bledar Toçit dhe Dritan Haxhollit dyshohet se ka pasur më parë konflikte, për drogë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne