Vrau nënën, babain dhe motrën? Detaje të krimit makaber, ja kush e ndihmoi, hetimi…

Një krim i rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Dubër ku humben jeten burri gruaja dhe femija i tyre 14 vjeçare. Të gjithë u gjenden të pa jete në shtëpinë e tyre dhe ishin një familje që jeton e punon ne Itali po kishin ardhur me pushime në vendlindje.

Pas kësaj ngjarje të rëndë janë zhvilluar shumë hetime dhe kanë dalë në pah edhe detaja të reja që çojnë policinë të dyshojë se autore dhe organizatore e kësaj ngjaraje të rëndë është vajza 25 vjeçare e çifitt që jeton e punon në Itali.

Autore e vrasjes së trefishtë e cila ndodhi në Dibër në familjen Pocesta, është vajza e tyre e madhe, e cila gjithashtu jetonte me ata në Itali, shkruan portali “Info shqip”, duke iu referuar policisë.

Jozyrtarisht mësohet se B.P 25 vjeçe një ditë para ndodhjes së krimit ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së krimit ka lëshuar kufirin e Maqedonisë, informacion ky i konfirmuar nga sistemi elektronik kufitar.

Bashkë me vajzën e madhe të familjes Pocesta B.P, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar vrasjen. Personi me inicialet F.G nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër.

Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në vrasje është nipi i F.G, personi me iniciale V.K, i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës së familjes Pocesta, B.P armën me të cilën është kryer krimi.

Sipas informacioneve jozyrtare aktualisht sapo ka mbaruar marrja në pyetje në Gjykatën Themelore në Dibër është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor.

Viktima të vrasjes makabër që tronditi Dibrën janë bashkëshortët Pocesta, Nazmija 53 vjeçe, Amiti 54 vjeçar si dhe vajza e tyre e mitur, Anila 14 vjeçe.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne