Vrau prindërit e moshuar, gjykata ndryshon vendim për Leo Nikën: Shtrim në psikiatri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Leo Nikën, i cili vrau me armë dy prindërit e tij, babanë Ali Nika, 70 vjeç, dhe nënën Junije, 66 vjeçe disa javë më parë në Xhafzotaj te Durrësit. Gjykata vendosi që Leo Nika të shtrohet përkohësisht në psikiatri, pasi ka qenë i papërgjegjshëm kur kreu krimin. Më herët Gjykata kishte vendosur “Arrest me burg’ me 60 ditë për Leo Nikën.

29-vjeçari kishte jetuar edhe në Itali atje ku gjenden motrat dhe vëllai, por vitin e fundit qëndronte më shumë në Shqipëri. Ai jetonte me gruan dhe vajzën në shtëpinë e prindërve. Në momentin e krimit, e bija dhe e shoqja nuk ndodheshin në shtëpi.

Pas ngjarjes, kontrolli policor në banesën e tij ka gjetur antidepresantë ambulatorë, por ende nuk është saktësuar nëse i ka pasur apo jo të këshilluara nga mjeku përkatës.

Paqartësia e tij është vënë re që në momentet e para pas ngjarjes, në deklarimet e paqëndrueshme të dhëna prej tij në Policinë e Durrësit. Fillimisht ai është shprehur se nuk mbante mend të ketë qëlluar prindërit, por me pas ka thënë se qëlloi prindërit pasi nuk i kishin dhënë lek për të shkuar në Itali.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne