Vrau të atin në Greqi, flet 20-vjeçari: Ngjarja ndodhi gjatë përleshjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Selanikut në Greqi, ku pas një sherri një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ndërsa mediat greke raportojnë se ka qenë djali i tij ai që ka vrarë të atin.

Policia mësohet se e ka shoqëruar 20-vjeçarin, i cili e ka pranuar krimin e rëndë, ndërsa ka shtuar se ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme të të atit mbi të.

‘’Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshje e sipër, babai ka ushtruar dhunë të vazhdueshme mbi mua”, është shprehur i riu.

48-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i shtrirë në tokë në një park i mbuluar nga gjaku. Ai kishte plagë të shumta në trup.

Hetuesit thonë se për këtë ngjarje kanë një dëshmitare kyç. Ajo është një grua shqiptare, e cila pretendon se ka parë të gjithë skenën çfarë ndodhi mes viktimës dhe djalit të tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne