Vriten 16 civilë gjatë sulmeve amerikane në Raka

Burimet informative bëjnë të ditur se gjatë sulmeve ajrore të koalicionit amerikan anti-ISIS në një rajon në afërsi të qytetit Raka në veri të Sirisë, janë vrarë 16 civilë mes tyre 5 fëmijë.

Qendra e njohur me emrin “ Observatori i të drejtave të njeriut në Siri”, ditën e mërkurë njoftoi se koalicioni amerikan anti-ISIS ka sulmuar fshatin Barvade që ndodhet 15 km larg në perëndim të Rakas qendër e ISIS. Sipas kësaj qendre që nga nisja e sulmeve të këtij koalicioni më 23 prill e deri më 23 Maj, janë vrarë 225 civilë sirianë. Vlen të theksohet se koalicioni amerikan anti-ISIS, sulmet e tij në Siri i ka nisur prej vitit 2014, sulme që gjithmonë kanë marrë jetë njerëzish të pafajshëm dhe që kanë vrarë masivisht qytetarët sirianë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne