Vriten anëtarët e një familjeje irakiane në sulmet e avionëve amerikanë

Në sulmet e koalicionit të kryesuar nga Amerika në perëndim të provincës Anbar janë vrarë anëtarët e një familjeje irakiane.

Sipas agjencisë Mehr të lajmeve, avionët luftarakë të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të kryesuar nga Amerika, kanë sulmuar rajonin Kaem në perëndim të provincës Anbar duke vrarë të gjithë pjesëtarët e një familjeje irakiane. Javën e kaluar Ketaeb al-Shohada, pjesë e grupit të forcave popullore irakiane Hashd al-Sha’abi, është qëlluar dhe sulmuar nga ushtria amerikane në vijën kufitare mes Irakut dhe Sirisë. Pas këtij sulmi shumë pjesëtarë të këtij grupi janë vrarë dhe plagosur dhe Amerika ka pretenduar se ka sulmuar pozicionet e ISIS. Grupi në fjalë paralajmëroi amerikanët për pasojat e sulmeve. Sipas një deklarate të këtij grupi të rezistencës islame që luajti një rol të madh në luftën kundër ISIS në Irak, amerikanët përdorën municione inteligjente në sulme, duke pretenduar se po sulmonin pozicionet e ISIS. Ketaeb al-Shohada theksoi se forcat amerikane ishin përgjegjëse për sulmet dhe deklaruan se ata nuk do të heshtin dhe do t’i përgjigjen ushtrisë amerikane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne