Vriten dhe plagosen 7 mercenarë sauditë nga snajperët jemenas

Snajperët jemenas kanë vrarë 7 mercenarë të koalicionit agresor sauditë.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se këta shtatë mercenarë të koalicionit saudit janë vrarë të mërkurën gjatë operacionit të snajperëve të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në jug të rajonit Haras në provincën Haxhe në veriperëndim të Jemenit.

Gjeneral Muhamed Naser Al-Atefi, ministri i mbrojtje së Jemenit, së fundi ka theksuar se janë hapur dyert e ferrit për forcat agresore të koalicionit të Arabisë Saudite.

Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, të EBA-ve dhe të disa shteteve të tjera, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt tokësore, detare dhe ajrore kundër këtij vendi./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne