Vriten disa civilë sirianë nga sulmi i koalicionit amerikan

Në sulmet më të fundit ajrore të koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS, i drejtuar nga Amerika që është kryer në një rajon në jug të qytetit Hasake, janë vrarë të paktën 9 civilë sirianë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të martën kanë bombarduar qytezën Markeda 100 km në jug të qytetit Hasake në verilindje të Sirisë dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë 3 civilë sirianë dhe gjashtë pjesëtarë të një familje të shpërngulur irakiane. Kjo familje irakiane disa muaj më parë ishte shpërngulur nga Mosuli qendër e provincës Ninva në veri të Irakut në rajonet verilindore të Sirisë. Raportet informative gjithashtu kanë njoftuar se avionët luftarakë të koalicionit amerikan kanë bombarduar edhe tre fshatra në pjesën lindore të provincës Hasake dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në vendbanimet civile./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne