Vriten dy ushtarë rusë në Siri

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se dy ushtarë rusë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë në një sulm me mortaja të kryer nga terroristët tekfiristë.

Ministria tha në një deklaratë të martën se ushtarakët e vrarë shërbenin si instruktorë ushtarakë brenda një njësie të forcave qeveritare siriane, duke vënë në dukje se “mjekët ushtarakë janë duke luftuar për jetën e një ushtari të plagosur rus.” Deklarata, megjithatë, nuk ka dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm në lidhje me vendin e saktë dhe datën e sulmit, as identitetin e ushtarakëve të vrarë. Rusia ka ofruar ndihmë ushtarake për qeverinë siriane që nga shtatori 2015. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më 6 mars se një nga ushtarakët e saj ishte vrarë pasi anëtarët e grupit terrorist tekfirist ISIS kryen një sulm kundër pozicioneve të forcave qeveritare siriane në krahinën qendrore të Homs./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne