Vriten me mijëra terroristë të ISIS në betejën për çlirimin e Mosulit

Policia Federale Irakiane njoftoi se një mijë terroristë janë vrarë në betejën e çlirimit të qytetit të vjetër të Mosulit.

Sipas një deklarate të Komandës Federale të Policisë Irakiane sot, në betejën për çlirimin e qytetit të vjetër të Mosulit, 65 automjete ushtarake dhe 20 autobomba të terroristëve u shkatërruan. Kryeministri dhe komandanti i forcave të armatosura të Irakut, Hejdar Ebadi, përgëzoi ushtarët irakianë dhe popullin irakian për çlirimin e qytetit të Mosulit. Marivan Nakshbandi, një anëtar i Komitetit të Lartë të Luftimit takfirizmit në Kurdistan, deklaroi sot se asnjë prej kurdëve irakianë që më parë ishin bashkuar me ISIS-in tani nuk janë më në këtë grup terrorist dhe ky rast është mbyllur. Nakshbandi theksoi se një nga veprimet më të rëndësishme është koordinimi me qendrat fetare, veçanërisht xhamitë, për të zhdukur mendimet takfiriste dhe për të shpëtuar njerëzit nga këto mendime. Në vitet e fundit, myftinjtë e Arabisë Saudite kanë shpërndarë falas libra me propagandë vahabiste dhe artikuj të ndryshëm propagandues me përmbajtje takfiriste dhe radikaliste në rajon./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne