Vriten të gjithë anëtarët e familjes së një vogëlusheje jemenase

Një vogëlushe tjetër jemenase humbi të gjithë familjen e vet si pasojë e krimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se pasi sulmet e koalicionit agresor saudit u bënë shkak që Buthejna të humbë të gjithë anëtarët e familjes së saj, sulmet ajrore të koalicionit agresor saudit në rajonin Ka’taba në provincën Dale’ të Jemenit bënë që një vogëlushe tjetër jemenase të mbetet e vetmuar në këtë botë.

Rajoni Ka’taba në provincën Dale’ të Jemenit vazhdon të vuajë akoma pasojat e sulmeve ajrore të koalicionit agresor saudit, sulme këto që shkaktuan vrasjen e 16 civilëve jemenas anëtarë të dy familjeve që shtatë prej tyre ishin gra dhe katër të tjerë fëmijë. Nga këto sulme ajrore ka shpëtuar vetëm një vogëlushe e cila akoma është e shtruar në spital në gjendje kritike.

Sipas këtij burimi, hija e vdekjes si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite, është shndërruar në një shqetësim të përditshëm për jemenasit. Jusra është vogëlushja tetë vjeçare e cila ka mbetur e vetmuar dhe në pritje të një të ardhme të paqartë. Ajo nga këto sulme ajrore ka humbur babanë dhe nënën dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, ndërsa shtëpia e tyre është bërë rrafsh me tokë. Banorët e rajonin deklarojnë se ky sulm i kryer ndaj kësaj shtëpia ishte një ngjarje e papritur për të gjithë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne