Vritet dhe digjet në makinë ish-ushtari i UÇK, kush është viktima, kritikues i ashpër i Ibrahim Rugovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi është vrarë është djegur në makinë. Bëhet fjalë për Qerim Kelmendit, i cili u gjet i vdekur brenda makinës në fshatin Zahaq gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ndërkohë përmes një komunikate për media, policia ka thënë se fillimisht ishte njoftuar për një makinë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku ka vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat është gjetur i vrarë e më pas i djegur viktima. Viktima ishte një prej ushtarëve të parë të UÇK-së, mik i heroit Ilir Konushevci. Mësohet se Qerimi ishte vëllai i Ibrahim Kelmendit, njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kelmendi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe fliste shpesh për veprimtarinë e Ibrahim Rugovës.

Kelmendi njihej po ashtu dhe si kritikues i ish-presidentit Ibrahim Rugova. “Emri i Ibrahim Rugovës është shendrruar ne Lavatriçe të udb-ashve, titistve, rankoviqistve, rugovistve, pastaj, të qyqarve, dezertorve dhe sabotatorve te luftēs! Ketē farē te keqe e ka mbjellur, kultivuar, rritur dhe korrur UDB dhe KOS! Janë shumë… !”, kishte shkruar Qerimi në Facebook.
/BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne