Vritet korrespodenti i Russia Today në Siri

Rrjeti ndërkombëtar televiziv rus, Russia Today, ka thënë se një nga korrespodentët e tij është vrarë nga predhat e terroristëve të ISIS në Siri.

Sipas këtij rrjeti, Khaled Alkhateb, 25 vjeçar, është vrarë derisa ishte duke raportuar për operacionet e ushtrisë siriane kundër terroristëve të ISIS, në provincën Homs. “Russia Today shpreh me pikëllim humbjen e korrespodentit tonë”, ka thënë ky rrjet në një deklaratë në gjuhën arabe. Është thënë se Alkhateb ka filluar vonë punën për kanalin e gjuhës arabe të Russia Today. Ushtria ruse është duke mbështetur forcat e presidentit sirian, Bashar Asad, në luftën gjashtëvjeçare kundër grupeve terroriste në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne