Vritet shefi i propagandës së ISIS në Siri

Themeluesi i agjencisë propagandistike të grupit terrorist ISIS dhe vajza e tij janë vrarë në një sulm ajror të SHBA në Sirinë lindore, thonë raportet e medias.

Këto media cituan burime të paidentifikuara që thonë se të enjten, Baraa Kadek, themeluesi i agjencisë së lajmeve Amak të lidhur me ISIS, u vra në sulmin ajror që goditi shtëpinë e tij në qytetin Mejadin në provincën Deir al-Zour. Vëllai i Kadek, Hozaifa, ka postuar shpalljen e vdekjes së tij në Facebook, shtuan burimet e mediave. Një ish-bashkëpunëtor i Kadek tha se ai dhe vajza e tij si dhe gruaja u plagosën në një sulm ajrore të premten e kaluar dhe se ai dhe vajza e tij vdiqën të mërkurën nga plagët e marra. Militantët e ISIS dhe SHBA-të ende nuk kanë komentuar për vdekjen e Kadekut, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me kryesuesin e grupit Abu Bakr al-Baghdadi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne