Vritet vajza amerikane që ka marrë çmim për tregimin e saj mbi dhunën me armë

Dhuna me armë zjarri në Amerikë vazhdon të marrë jetë njerëzisht. Kësaj here viktimë e kësaj dhune është bërë një vajze e cila dy vjet më parë ka marrë një çmim për tregimin e saj kushtuar dhunës me armë zjarri.

Sandra Parkes, një vajzë 13 vjeçare në Amerikë është vrarë pranë shtëpisë së saj me armë zjarri në qytetin Milvaki në Viskonsin të Amerikës në kohën kur ajo ndodhej në dhomën e saj. Ajo dy vjet më parë ka shkruar një tregim kritik për dhunën me armë zjarri në qytetin e vet dhe ka marrë çmim për këtë tregim. Nëna e saj në një pohim për gazetën angleze Indipedent ka thënë se papritur pashë që vajza tha “ më qëlluan me plumb”. Qeveria aktuale amerikane dhe personalisht Donald Trump janë përkrahës të fuqishëm të ligjit për lirinë e armëmbajtjes në Amerikë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne