Vrasja në Sukth 15 të arrestuar, dyshohet për vrasës me pagesë

Vrasja makabër që ndodhi ditën e djeshme në Sukth, ka bërë që policia të vihet në lëvizje, për të kapur autorët.

15 është numri i të arrestuarve deri më tani, por ende nuk ka një të dyshuar konkret për vrasjen e Ervin Dalipajt, dhe Juxhin Dautaj.

Bëhet e ditur se po hetohet në dy pista, në atë të hakmarrjes dhe tek e kaluara kriminale. Nga ekspertiza rezulton se mbi ta u qëllua 28 herë në një distancë prej 3 metrash. Sipas ekspertëve, autorët ishin vrasës profesionistë me pagesë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne