Vuçiç do të takohet me Erdoganin, pastaj me Putinin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të qëndrojë në Ankara më 7 maj, ndërsa në Moskë në dy ditët pasuese, më 8 e 9 maj, njoftojnë medie të Beogradit.

Në Ankara Vuçiç takohet me Presidentin e Turqisë Recep Tajip Erdogan.

Një ditë më pas Vuçiç e Vladimir Putin do te takohen pas ceremonisë së zgjedhjes së Presidentit rus. Putin për herë të tretë fillon mandatin e Presidentit të Rusisë.

Më 9 maj Vuçiç do të marrë pjesë në atë që quhet Parada e Fitores të 9 majit në kryeqytetin e Rusisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne