Vuçiç falenderon në emër të Krishtit Papën që nuk njeh Kosovën Islamike

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Françesku.

Në këtë takim presidenti serb i ka dhuruar Atit të Shenjtë një libër mbi historinë e Kishës serbe Shën Nikolla e cila është pozicionuar në territorin e Kosovës, si dhe një ikonë të Shën Stefanit Provencani, i cili është mbreti i parë serb që ka takuar Papa Onorio e III.

Ndërsa Papa Françesko i ka dhuruar letrat e tij eciklike me mesazhin e paqes si dhe një dokumnet mbi vëllazërinë njerëzore firmosur nga Ati i Shenjtë së bashku me Imamin A -Azhar.

Gjatë shkëmbimit të dhuratave Ati i Shenjtë u shpreh mbi rëndësinë e marrëdhënieve mes të krishterëve e myslimanëve që duhen të jenë të mira e jo konfliktuale.

Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Presidentit serb shkruan se gjatë takimit me Papën, Aleksandër Vucic është shprehur mbi raportin e shkëlqyer mes Republikës serbe e Selisë së Shenjtë e që vitin e ardhshëm mbushin plot 100 vite marrëdhënie diplomatike.

Takimi i këtij niveli, mes Papa Françeskut dhe Presidentit Serb tregon qartë solidaritetin pan-kristjan kundër vendeve me shumicë muslimane. Mosjnohja ende e Republikës së Kosovës nga ana e shtetit të Vatikanit është një tjetër tregues i kësaj alenace.

Kjo vizitë e Presidentit Serb vjen pikërisht në kohën kur shteti i kristianëve ka zgjeruar fushatën e tij të thirrjeve për të tërhequr dhe mosnjohur pavarsinë Kosovës edhe nga shtetet e tjera, duke kërkuar kështu edhe mbështetjen e Atit të shenjtë brenda Vatikanit.

Presidenti serb ka theksuar këndvështrimet e përbashkëta të Serbisë e Vatikanit për ruajtjen e pasurive të krishtera e në mbrojtjen e të drejtave njerëzore.

Në këtë këndëvështrim Presidenti serb i ka shprehur Atit të Shenjtë rëndësinë e mbrojtjes, respektit e të përmirësimit të të drejtave të popullsisë serbe e të pakicave të tjera etnike jo shqiptare në Kosovë e Metohi, si dhe ka kërkuar ruajtjen e restaurimin e pasurisë fetare e kulturore serbe, sidomos të kishave dhe monastereve që janë nën mbrojtjen e Uneskos.

“Vlerësojmë shumë, shkruan nota zyrtare e Presidentit serb, pozicionin që mban selia e shenjtë për mosnjohjen e Kosovës, e mirëkuptimin që ka ndaj Serbisë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Falenderojnë Selinë e Shenjtë për qasjen e mendimin e saj ndaj kësaj teme.”

“Serbia është fort e sigurt se dialogu është e vetmja mënyrë për ti dhënë zgjidhje çështjeve ende të hapura, Impenjmi ynë është që me anë të dialogut të gjejmë një kompromis të qëndrueshëm në çështjet me Kosovën e Metohinë.”/Gazetaimpakt/Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne