Vuçiç: Haradinaj është zëdhënës i Amerikës, thotë çfarë duan ata

Beogradi asnjëherë nuk do të heqë dorë nga negociatat me Prishtinën, por nuk mund të jetë rob, të ketë frikë dhe për këtë shkak të pranojë dhe që të mos marrë asgjë si kundërshpërblim. Kështu e citojnë mediat e Beogradit të ketë thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Vuçiç konsideron se problem i dorës së parë dhe themelor në negociata është fakti se kemi punë me njerëz, me fuqi, për të cilët pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vetëm zëdhënës, “madje as i Kosovës as i ideve shqiptare, por para së gjithash i asaj që duan ta zbatojnë amerikanët”.

“Ja, të mos harrojmë se sa trim do të ishte realisht Haradinaj po të mos i qëndronte pas pa dyshim “kopili” më i madh i botës, ai që na ka mundur më 1999, ai dhe jo Haradinaj, i cili është autor dhe realizator i pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Vuçiç. “Nga ana tjetër kryesisht jemi të vetmuar”, është shprehur ai. “Por kjo nuk do të thotë se jemi pa miq në botë, Rusia e Kina gjithsesi janë ndër ta, por këtu, në këtë terren, në këto negociata, ne pjesën më të madhe të saj duhet ta bëjmë vetë…” është shprehur ai./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne