Vuçiç: Koalicioni i luftës dhe VV do të kenë përballë bllokun unik serb

Dëshirojmë dialog serioz me shqiptarët, por ata duhet ta dinë se ne duam t’i ruajmë interesat e serbëve dhe të Serbisë në Kosovë, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç, transmeton Koha.net.

“I ashtuquajturi koalicion i partive të luftës ose të veteranëve, ka fituar shumicën në zgjedhjet e Kosovës. Ky është grupimi që më hapur i është kërcënuar serbëve dhe kjo do të krijon shumë probleme”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se “ky koalicion ka përballë bllokun unik politik të përfaqësuesve të serbëve që do të mbrojë interesat e serbëve e të Serbi”.

Sipas fjalëve të tij, përcjell B92, me shumë rëndësi është që shqiptarët te serbët nuk ia dolën të realizojnë atë që deshën, as ata dhe as të tjerët nga jashtë. Ata kishin dëshirë një lloj kontrolli të deputetëve serbë në marrjen e vendimeve.

Vuçiç ka thënë se epilogu i zgjedhjeve në Kosovë do të sjellë shumë vështirësi e probleme, por, ka shtuar se “ne do të luftojmë për të ruajtur stabilitetin dhe të vazhdojmë dialogun e gjatë formimit ë Qeverisë. Prishtina para vetes do ta ketë një bllok unik serb”

Ai ka shuar se ky koalicion si dhe Vetëvendosje, që kanë fituar më së shumti vota, gjithmonë hapur u janë kërcënuar serbëve.

“Mbetet për të parë se ç’koalicione duan të formojnë. Para vetes kanë një bllok relativisht unik të serbëve që do të mbrojë interesat e veta”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne