Vuçiç: Krerët shtetëror të Kosovës janë të paparashikueshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është deklaruar në lidhje me vendimin e Prishtinës zyrtare për ndalimin e hyrjes së ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është hera e parë.

Sipas tij, Prishtina nuk ka një politikë serioze dhe të paramenduar, por të gjithë punojnë në një “nivel ditor”. Në konstatimin se në Prishtinë thonë se qe nga viti 2016 ministrit Vulin i është ndaluar hyrja, Aleksandër Vuçiç tha se Vulin kishte shkuar disa herë në Kosovë bashkë me të. “Kush e di … Nëse mendoni se ata kanë një politikë serioze … Është gjithçka në nivel ditor, ashtu siç iu bie në mendje ose nëse i thërret dikush nga ndonjë ambasadë … Sikur te ne në vitin 2012”, tha Vuçiç për TV Pink. Ai gjithashtu vuri në dukje se është e pamundur të parashikohen lëvizjet e Prishtinës, jo vetëm për shkak të paparashikueshmërisë së tyre, por edhe faktori i huaj duhet të llogaritet gjithashtu. “E jona është të përpiqemi. Dhe sikurse e keni parë, kam thënë se do të furnizojmë me sukses dyqanet në veri të Kosovës dhe ia arritëm”, theksoi Vuçiç./telegrafi

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne