Vuçiç: Ne themi dhe bëjmë atë që thotë Presidenti Erdogan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, merr seriozisht në konsideratë deklaratat dhe vërejtjet e homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

I pranishëm në Takimin e Ministrave të Jashtëm, mbajtur më datë 6 dhjetor në Serbi, shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, shpjegoi një pjesë të dialogut të tij me presidentin serb.

Siç tregon kryediplomati turk, Presidenti Vuçiç ka thënë se marrin seriozisht në konsideratë deklaratat dhe vërejtjet e Presidentit Erdogan në lidhje me disa çështje, madje dhe veprojnë sipas tyre.

“Isha në Beograd për Takimin e Ministrave të Jashtëm të Bosnjë-Hercegovinës, Turqisë dhe Serbisë. Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, menjëherë shkova dhe bisedova me ministrin serb të Punëve të Jashtme; i cili, ashtu si ne, bëri një deklaratë që e dënoi vendimin në fjalë duke e cilësuar të gabuar. Përpara takimit tresh, bisedova edhe me Vuçiçin”, theksoi Çavusoglu.

“Në kushte normale, Serbia nuk merret fare me punë të tjera. Pra, ne s’bëjmë as komente në lidhje me çështjet që s’na interesojnë. Por tashmë ne shohim se çfarë thotë Recep Tayyip Erdogani. Ne themi dhe bëjmë atë që thotë ai”, deklaroi Vuçiç, cituar nga ministri turk i Punëve të Jashtme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne