Vuçiç: Nëse Kosova kërkon anëtarësim në organizata ndërkombëtare, vazhdojmë fushatën e çnjohjeve

residenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli me një gjuhë kërcënuese ndaj kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit sa i takon çështjes së njohjes.

Vuçiç u shpreh se nëse Kosova do të vijojë kërkesat e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, serbët do të rinisin fushatat e çnjohjeve, ku iu bëhet thirrje shteteve që të tërheqin njohjet e tyre për pavarësinë.

Iu premtoj se do të jemi pesëfish me të suksesshëm në aksionin e tërheqjes së njohjeve. Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, mësohet të jetë shprehur Vuçiç./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne