Rajoni

Vuçiç: Nuk ka marrëveshje ku Kosova fiton gjithçka dhe ne humbasim gjithçka

“Do të doja që të tregoheshim inteligjentë mjaftueshëm sa ta dimë se çështja territoriale nuk është gjithmonë më e rëndësishmja. Është e rëndësishme, pa dyshim. Por nuk mund të jetë më e rëndësishme se vlerat, virtytet, se sa gjuha dhe kultura.

Unë jam i gatshëm të diskutoj çdo çështje, të gjitha propozimet që mund të vijnë [në lidhje me konfliktin Kosovë-Serbi]. Por përfundimi nuk mund të jetë që ne të humbasin gjithçka dhe ata të fitojnë gjithçka.”

Kështu ka deklaruar presidenti serb Vuçiç në një intervistë për gazetën Politico në Bruksel.

Duke folur për anulimin e takimit me delegacionin e Kosovës në Uashington, Vuçiç tha se shpreson se ato mund të takohen sa më shpejt në Uashington:

“Kurdo që të më ftojnë, si mundet që një djalë i vogël nga Ballkani të refuzojë të flasë me dikë nga Shtëpia e Bardhë?”

Por ai gjithashtu tha që bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja duhet të rifillojnë pavarësisht akuzave të ngritura kundër Thaçit dhe pritet që ato të rinisin në Bruksel gjatë javëve të ardhshme.

Në Bruksel, bisedimet në Shtëpinë e Bardhë nuk u panë me shumë entuziazëm. Diplomatët e BE-së u ankuan se i dërguari i posaçëm i SHBA-ve Richard Grenell i kishte larguar ata nga procesi.

Grenell ka insistuar se ai ka informuar zyrtarë të lartë francezë dhe gjermanë për iniciativën e tij, për të cilën ai tha se përqendrohet në bashkëpunimin ekonomik. Por ka pasur pak shenja koordinimi mes Grenellit dhe homologut të tij të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Disa zyrtarë të BE-së gjithashtu kishin frikë se administrata amerikane mund të nxiste një marrëveshje për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe Serbisë – megjithëse Grenell tha se ai nuk favorizon një shkëmbim të tillë territoresh.

Për Serbinë, çështja e Kosovës është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin e vendit në  BE. Blloku europian e ka bërë të qartë se as Serbia dhe Kosova nuk mund të bashkohen derisa të arrijnë një zgjidhje të përhershme për konfliktin mes tyre.

Por Vuçiç tha që BE do të duhet të ofrojë garanci më të mëdha se vetëm anëtarësimin në BE para se Serbia të nënshkruajë në një marrëveshje paqeje:

“Nëse mendoni se serbët do të pranojnë të njohin pavarësinë e Kosovës për të marrë ndoshta anëtarësimin tuaj në të ardhmen – hehe!”

Serbia ka nisur negociatat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014, dhe Vuçiç tha se qëllimi i tij ishte të përfundojë negociatat në 2024 dhe vendi të të bëhet anëtar në 2026. “Ne duhet të përshpejtojmë procesin tonë të BE”, tha ai./exit

OPINIONE

INTERVISTA