Vuçiç për “Le Monde”: Unë nuk lyp në derën e BE si Edi Rama

Presidenti serb që ndodhet në Paris i ka dhënë të mërkurën një intervistë të përditshmes franceze Le Monde lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit perendimor me BE-në në Sofje, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe sidomos me deklaratat e presidentit macron se BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet. Pyetja ka qenë e qartë, nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020 pas këtij qëndrimi të Makronit.

Por përgjigjja e Vuçiçit ka qenë befasuese: “Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje” ka thënë ai (shiko faksimilen nga gazeta poshtë).

Më pas presidenti serb ka thënë se vendi i tij ka bërë progres ekonomik por ai e di gjithashtu seç duhet të rregullojë.

Por, ndërfutja e Edi Ramës në intervistën e tij ngre një pyetje: A mos vall Vuçiç do të thotë se ai është dinjitoz në raport me partnerët europinë dhe Edi Rama sillet si lypsar karshi tyre. Ai nuk e thellon më tej përgjigjen por edhe ne nuk mund ta interpetojmë më gjatë. Aq më tepër që është fjalë e një serbi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne