Vuçiç: Serbia me masa të kufizuara për shkak të taksës së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se Serbia ka përgatitur masa “të kufizuara” për shkak të tasës së Prishtinës për mallrat serbe, disa prej të cilave janë “shumë të forta dhe të ashpra”, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës po ashtu ka thënë se do të informojë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron me përgjigjen e Serbisë ndaj siç thotë ai “taksës anti-civilizuese dhe ilegale” të Prishtinës në takimin e 1 korrikut në Paris, por edhe për t’iu thënë atyre se vazhdimi i bisedimeve lidhur me statusin e Kosovës nuk do të bëhet deri sa të hiqet taksa.

“Pa heqjen e taksës, mund të flasim për motin, për atë sa ka pasur boksierë të mirë në Prishtinë, por nuk do të ketë dialog derisa nuk respektoni normat e të drejtës ndërkombëtare. Ky do të jetë mesazhi im për Merkel dhe Macron” u tha Vuçiç gazetarëve pas takimit.

Ai shprehu shqetësim në lidhje me siç tha “përgatitjet e operacionit për arrestimin e dhjetëra serbëve në veri të Kosovës”.

“I lus përfaqësuesit e Quintit të përpiqen të parandalojnë provokimet e reja të Prishtinës, të cilat si qëllim përfundimtar kanë shpërnguljen e serbëve nga veriu i Kosovës”, tha Vuçiç./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne