Vuçiç thotë se shqiptari i lidhur me CIA-n Florim Ejupi është vrasësi i Oliver Ivanoviçit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përmendur shqiptarin Florim Ejupi si autor të vrasjes së ish politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Pas deklaratës së tij, Ejupi është vënë në ballinat e gazetave më të famshme serbe.

“Shqiptari sulmues me bombë i lidhur me vrasjen e Ivanoviqit”, është titulli që i ka vendosur artikullit të saj, Blic.rs.

Te “Allo.rs”, shkruan: “Florim Ejupi e ka vrarë Oliverin”.

“I mbrojturi i CIA-s “truri” i likuidimit të Ivanoviciqt”, është titulli i Vecernji Novosti,  kurse “Jemi të bindur se kush e ka vrarë Oliverin”, është titulli i Politica.

“Pyes pse nuk po na i japin videot nga Aeroporti i Tiranës, Rinasi? Përsë nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe çfarë ka bërë ai në Aeroportin e Tiranës, prej nga ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas? Këto janë të gjitha pyetje për të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje.”, është shprehur sot Vuçiq, derisa ka akuzuar Ejupin për vrasjen e Ivanoviqit.

burimi:/klank

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne