Rajoni

Vuçiq e pranon: Kosova, pengesa më e madhe e Serbisë në rrugën drejt BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka pritur në takim kryeministrin belg, Charles Michell.

Në mesin e shumë temave të diskutuara, ishte edhe zgjidhja e problemeve të Serbisë me Kosovën.

Presidenti serb e ka pranuar së fundi se Kosova është problem më i madh për shtetin serb, në rrugën drejt BE-së.

“Me Mitchell kemi bisedur edhe për rrugën evropiane të Serbisë. Çështja më e rëndësishme është se ne e kemi pengesën më të madhe në rrugën drejt BE-së, pra marrëveshja me Prishtinën duhet të arrihet”, tha Vuçiq.

Sipas presidentit serb, zgjidhja me Kosovën kërkon edhe kompromise të dhimbshme.

“Nuk ka zgjidhje të lehta, jemi gati për vendime të vështira. Duhet të ketë kompromis nga të dyja anët”, tha presidenti serb.

Vuçiq përfundoi fjalën e tij për Kosovën, duke thënë se gjeneratat e reja duhet të mos trashëgojnë problemet e gjeneratave të kaluara.