Rexhep Elezaj
PRESIDENTI I SERBISË, NË KONFERENCËN ME GAZETARË NË MYNIH, KU PO MBAHET KONFERENCA PËR SIGURI, PARA NJË ORE DEKLAROI:
“RREZIKU MË I MADH SERBISË I VJEN NGA KOALICIONI USHTARAK KROACI-SHQIPËRI-PRISHTINË”, dhe se për këtë i ka shtruar pyetje shefit të Këshillit të Evropës, A. Kosta, se për çfarë marrëveshje ushtarake bëhet fjalë mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Prishtinës!
Komenti im:
Mendoj se ekspert ushtarak në këto tri shtete duhet të reflektojnë menjëherë, që krerëve evropian t’ua zbërthejnë dhe bëjnë të qartë këtë gënjeshtër të fashistit Vuçiq, i cili pa fije trupi rrenë para gjithë Evropës, se gjoja Marrëveshja ushtarake mes Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë qenka formuar kundër Serbisë, dhe i cili, gjithnjë sipas asaj që tha, se ky koalicion mundet në çdo kohë ta sulmojë Serbinë..!?
Pra, duke qenë se është vet Serbia ajo e cila ka bërë luftë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, hiç më larg se 30 vite, ku ka kryer gjenocid monstruoz, të del tani kryetari i saj (pjesëmarrës në gjahun Safari mbi Sarajevë ndaj civilëve me 1992), dhe i cili deklaron se vendi i tij qenka i rrezikuar nga këto tri shtete, përderisa e kundërta e kësaj është e vërteta, se është Serbia është ajo e cila po armatoset deri në dhëmbë, dhe e cila në rastin e parë më të volitshëm do ta sulmon prapë Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnjën, e ndoshta edhe Shqipërinë..!?
Prandaj, diplomacitë e tri shteteve tona, KSHK, duhet të aktivizohen menjëherë me qëllim që gjitha shteteve të BE-së t’ua sqarojnë këtë gënjeshtër të çetnikut Vuçiq, se Serbia nuk është në rrezik ushtarak nga këto tri shtete, por është e kundërta, se Serbia në rastin e parë të mundshëm do t’i sulmojë këto tri shtete.

















