Vulin: Kur do të përgjigjet dikush nga shqiptarët për krimet ndaj serbëve?

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka bërë akuza të reja në drejtim të Kosovës.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka shtruar pyetje se kush nga shqiptarët e Kosovës do të përgjigjet për krimet ndaj serbëve.

“Kush e ka vrarë dyvjeçarin Danilo Cokiq në krahun e nënës shtatëzënë, kush i ka vrarë fëmijët në Gorazhdec, kush i ka vrarë serbët në lumin e Radoniçit? Pse nuk janë gjykuar vëllezërit Mazreni për dhunimin dhe vrasjen e femrës në fshatin Kleçkë?”, u pyet Vulin, raportojnë mediat serbe.

“Kush është gjykuar për varrezën masive tek Volujka, kush është gjykuar për vrasjen e shqiptarëve që ishin dëshmitarë të procesit kundër Haradinajt? Kush është gjykuar për vrasjen dhe trafikimin e organeve të serbëve të rrëmbyer, ku janë akuzat për trazirat e vitit 2004?”, shtoi ai.

Vulin po ashtu theksoi se në regjistrimin e popullsisë në Kosovë tani ka më tepër shqiptarë se para luftës, por janë 250 mijë serbë më pak derisa goran janë 20 mijë më pak.

“Kur do të përgjigjet dikush nga shqiptarët për këtë spastrim etnik? Thaçi është gënjeshtar, por edhe kriminel. Bota duhet ta kuptojë se terroristëve shqiptarë u ka dhënë lirinë dhe qeverisjen. Shpresoj se do të pranohen gabimet para se të ndodh Shqipëria e Madhe dhe ta ndezë Ballkanin”, theksoi Vulin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne