“Washington Post”: Qeveria e Trump kërkon ndërhyrje më të madhe në luftën e Jemenit

Gazeta amerikane “Washington Post” në një raport të saj ka shkruar se qeveria e Donald Trump synon të ndërhyjë më shumë në luftën e Jemenit dhe të shtojë mbështetjet e saj ndaj Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas gazetës “Washington Post”, një funksionar i lartë në qeverinë e Trump ka deklaruar se Xhejms Mattis, shefi i Pentagonit, ka kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të heqë kufizimet e vendosura nga qeveria e Barak Obamas për të mbështetur vendet arabe të Gjirit Persik dhe për të mbrojtur këto vende përball kërcënimeve të grupit Huthi të Jemenit. Pajtimi i Shtëpisë së Bardhë me këtë kërkesë, konsiderohet një ndryshim i madh politik. Qeveria e Donald Trump po bënë një rishikim të gjerë të luftës së Jemenit dhe pritet që kjo politikë të plotësohet deri në muajin e ardhshëm./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne