Bota Rajoni

Wesslau: Spanja të njohë Kosovën, nëse do që të mbajë Katalonjën

Drejtori i Qendrës për Ballkanin Perëndimor, Rusinë, Turqinë dhe Evropën Lindore, Fredrik Wesslau vlerëson se Spanja duhet ta njohë Kosovën nëse dëshiron ta ruajë Katalonjën.

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Wesslau është përgjigjur negativisht në konstatimin e gazetares se “ me të vërtetë do të ishte hipokrite nga ana e Madridit nëse e lufton separatizmin në Spanjë, kurse e mbështet diku tjetër”.

“Nuk do të ishte ashtu, sepse Katalonia dhe Kosova janë dy raste krejtësisht të ndryshme. Spanja po dështon për të bërë një ndryshim thelbësor në mes tyre dhe po tregon se nuk është në gjendje të bëjë dallimin midis kërkesave legjitime për vetëqeverisje nga ajo për separatizëm. Me këtë paqëllimshëm sinjalizon se Katalonia mund të ketë arsye për të kërkuar pavarësinë”, tha Weslau.

Ai tha se “Kosova ka qenë një luftë, dhe Kosovën e kanë njohur mbi 100 shtete, prandaj nuk ka kurrëfarë logjike që Madridi vazhdimisht i fut Kosovën dhe Kataloninë në nja thes, duke dërguar një mesazh, pa vetëdisjëshëm, se edhe Barcelona do të ketë të drejtë për t’u shkëputur “.

“Prandaj mendoj se vendimi racional për Spanjën do të ishte ta njoh Kosovën kurse separatistëve katalonas t’ua bëjë me dije se nuk kanë të drejtë sikurse shqiptarët e Kosovës të kërkojnë shtet sepse situata në Kataloni është krejtësisht e ndryshme, dhe se Madrid ka të drejtë të vazhdojë të qeverisë atje” , tha Wesslau .

Ai gjithashtu thotë se Qeveria serbe nuk ka asnjë iluzion se do ta kthejë Kosovën, por dëshiron ta “përdorë atë për të marrë më shumë në negociata me Bashkimin Evropian.

OPINIONE