Bota

WikiLeaks lëshon dokumente për Dumbon, mekanizmin e CIAs i cili lejon kontrollin e kamerave të kompijuterave.

WikiLeaks lëshoi të enjten dokumente të reja nga projekti Vault 7, të cilat përmbajnë informacione mbi mjetet hakuese te CIAs nga projekti Dumbo.

“Dumbo është i aftë për të pezulluar proceset duke përdorur kamerat dhe të korruptojë video regjistrimet
që mund të kompromentojne një vendosje PAG. PAG (Grupi i Aksesit Fizik) është një degë e veçantë brenda
CCI (Qendra e Intelligences kibernetike), detyra e saj është të fitojë dhe të shfrytëzojë Qasje fizike në
kompjuterët e shenjestruar në operacionet në terren të CIA-s “, tha WikiLeaks në një njoftim për shtyp.
Mjeti lejon identifikimin, kontrollin dhe manipulimin e sistemeve të monitorimit dhe zbulimit, si kamerat dhe
mikrofonat, në një kompjuter të shenjestruar që drejton sistemin operativ Microsoft Windows. Kjo kërkon një
qasje të drejtpërdrejtë në kompjuter ashtu siç mund te drejtohet nga një USB e thjeshte.

“Të gjitha proceset që kanë të bëjnë me pajisjet e gjetura (zakonisht regjistrimi, monitorimi ose zbulimi i
videove / audiove / rrjeteve) janë gjithashtu të identifikuara dhe mund të ndalen nga operatori.Duke fshirë
apo manipuluar regjistrimet, operatori ndihmohet në krijimin e deshmive të rreme ose shkatërruese të
operacionit të ndërhyrjes “, thuhet në njoftimin e shtypit.

WikiLeaks lëshoi serinë e parë te projektit Vault 7 në muajin mars, duke përfshirë një total prej 8,761
dokumentesh. Disa nga njoftimet më të fundit iu kushtuan një projekti të CIA-s që synonte mesazhet SMS të
dërguara dhe pranuara në pajisjet Android dhe në mjetet e CIA-s për hakim të fshehtë të sistemit operativ Apple.

burimi:sputnik

OPINIONE

INTERVISTA