Wikileaks: Rusia i ka dhënë Izraelit kodet e shmangies të sistemeve kundërajrore iraniane Tor- M1

Një  publikim i fundit i rrjetit të informacioneve konfidenciale Wikileaks thotë se Rusia i ka dhënë fshehtësisht Izraelit kodet e sigurisë për të depërtuar në sistemin iranian të mbrojtjes raketore Tor- M1 të blerë nga Rusia.

Kjo është bërë në këmbim të kodeve për “hakerimin” e dromëve izraelitë të shitur te Gjeorgjia, thuhet në një email sekret të një kompanie private amerikane të inteligjencës.

Një punonjës i kompanisë amerikane Stratfor shkruan në email-in e shkurtit 2009, se inforamcionet vijnë nga një “burim meksikan,” i cili ka qenë më parë drejtues policie dhe tani është analist ushtarak.

WikiLeaks tha në email-in e publikuar kësaj jave se po godet grupin  amerikan Stratfor duke publikuar 5 milione email-e të vjedhura nga serverat e saj.

“Jam interesuar më shumë për dronët e kompromentuar që Izraeli ka shitur. Ajo që shpjegohet në email është Rusia e Izraeli po bëjnë një këmbim. Izraeli i ka dhënë Rusisë kodin ‘data link’ për dronët e specifikuar dhe në këmbim Rusia i ka dhënë kodet për sistemet iraniane Tor-M1,” thuhet në email.

Sistemet ruse Tor-M1 përbëhen nga automjete lëshimi me bateri raketash tokë ajër. Ata mund të zbulojnë dhe godasin 48 objektiva në ajër, dhe mudn të veprojnë në kushte zhurmimi intensiv të ambientit”, thuhet në njoftim, duke shtuar se Irani ka blerë 29 sisteme të tilla nga Rusia në 2005./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne