WikiLeaks: shërbim informativ armiqësor!

Nga Danielle Ryan.

Komisioni i Inteligjencës të Senatit amerikan publikoi këtë javë faturën vjetore të shpenzimeve të inteligjencës si dhe një projekt dispozitë që mund ta deklarojë WikiLeaksin një “shërbim sekret armiqësor jo-shtetëror”.

Në një intervistë për Daily Beast, Mieke Eoyang, nëpunës i ish-stafit  në komisionin e inteligjencës, tha se masa ndaj WikiLeaksit do shkonte deri në një mbikqyrje më të gjerë nga qeveria amerikane, duke vepruar me  [WikiLeaks] në të njëjtën mënyrë sic vepruan kundër al-Kaedës “.

Projektligji që përfshin dispozitën mbi WikiLeaks u votua muajin e kaluar nga komisioni i inteligjencës së Senatit. Ai kaloi 14 pro me 1 kundër për senatorin e Oregonit, Ron Wyden, i vetmi kundërshtar. Wyden, një demokrat, shpjegoi se ai votoi kundër projektligjit për shkak të “implikimeve ligjore, kushtetuese dhe politike” të dispozitës së WikiLeaks. Në veçanti, Wyden tha se ai shqetësohej se formulimi si “shërbim informativ armiqësor jo-shtetëror” mund të zbatohej edhe ndaj gazetarëve që kërkonin informacion mbi sekretet qeveritare ose përdorin  informacione të lëshuar nga WikiLeaks.

Por kjo është me të vërtetë pika kryesore. Senati po bën çmos për të diskredituar WikiLeaksin nga nje organizatë transparente dhe burim i besueshëm i informacionit qe eshte. Ata që lidhen me WikiLeaks në ndonjë fare mënyrë -duke publikuar informacionin e lëshuar nga WikiLeaks për shembull – do të katranosen me të njëjtën furçë. Wyden, i cili vetë nuk eshte fans i WikiLeaks, paralajmëroi kundër kesaj paqartesie së “kadigorizimeve armiqesore të pacaktuara” të SHBA.

“arsyetimi i Kongresit”

Në fakt, projekt ligji do të krijonte një “arsyetim të Kongresit” që WikiLeaksi i ngjan një shërbimi informativ armiqësor qe “mbështetet nga aktorë shtetërorë” dhe duhet “të trajtohet si i tillë” nga qeveria. Propozimet “e arsyetuara te Kongresit” nuk janë ligjërisht të  detyrueshme dhe nuk i dërgohen presidentit për nënshkrimin e tij. Ato nuk kanë efekt formal dhe thjesht shprehin mendimin e Kongresit. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se ato janë të parëndësishme. Rezoluta e Senatit shpesh përdoret nga Kongresi për tu ankuar ndaj presidentit, në një përpjekje për ta bërë atë të marrë disa veprime specifike. Ato përdoren gjithashtu për të shprehur mendimin e Kongresit për qeverinë e një kombi të huaj.

Në këtë rast, Kongresi në thelb është duke sinjalizuar miratimin e tij, madje edhe inkurajimin e tij, për çdo veprim armiqësor që qeveria mund të dëshirojë të marrë kundër WikiLeaks-it dhe duke sinjalizuar Rusinë se Kongresi i SHBA-së e konsideron “vatren e fershkellimave zhurmuese” si një krah të sherbimit informativ rus. Kjo është në sajë të një përpjekjeje të orkestruar për ta lidhur themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange me qeverinë ruse – gjë e cila u duk kur filloi të botonte informacione që dëmtuan fushatën e Hillary Clinton për presidente.

Efekte te botës reale?

Ka disa pyetje serioze që lidhen me efektet potenciale të botës reale të etiketimit të WikiLeaksit si një shërbim informativ armiqesor. Nëse WikiLeaks do të klasifikohet zyrtarisht si një entitet armiqësor ndaj SHBA-ve, a do të lejohen qytetarët amerikanë ti dhurojnë para faqes se internetit? A do tu ndalohej gazetarëve të përdorin materialet e publikuara nga WikiLeaks në raportimet e tyre?

Në një intervistë për Raportin e Lirisë me ish-senatorin Ron Paul, ish-oficeri i CIAs, Philip Giraldi argumentoi kundër këtij etiketimi, duke thënë se WikiLeaks nuk i ka aftësitë e veta të inteligjencës, por thjesht boton materialin që i është dhënë nga njerëz të tjerë. Trajtimi i WikiLeaks si një agjenci e inteligjencës do të thotë se qeveria mund të shkojë pas organizates më agresivisht, ose nëse kjo të kuptonte piratim objekteve te saj- ose në të vërtetë, duke shkuar pas njerëzve që bashkëpunojnë me WikiLeaks në cdo mënyrë,ose formë dhe madje duke i ndjekur ata.

Paul vetë vuri në dukje se ndërsa kreu i Wikileaks Julian Assange nuk është madje as qytetar amerikan, SHBA është “e fiksuar me përpjekjen për ta futur në burg”. Ky ka qene rasti i vecante që prej themelimit te WikiLeaks në vitin 2006, por veçanërisht që nga viti 2010 kur organizata lëshoi te fshehta masive të raporteve ushtarake të SHBA-së që përmbajnë informacione të dëmshem dhe të panjohur para publikut për luftërat në Irak dhe Afganistan.

Në çfarë baze?

Është e rëndësishme të mbani mend se nuk ka prova të vërteta për të markuar WikiLeaksin një krah të Kremlinit apo si nje aktor tjetër shtetëror. Nuk ka asnjë arsye  legjitime të godasesh organizatën duke përdorur një term të ri të pacaktuar, politikisht të motivuar, që do të thotë edhe asgjë dhe gjithçka në të njëjtën kohë. Nëse WikiLeaks mund të deklarohet si një entitet armiqësor për botimin e të vërtetave të papërshtatshme për qeverinë amerikane, atëherë nuk ka asnjë arsye pse asnjë organizatë tjetër apo media nuk mund të cilësohet si një entitet armiqësor. Kjo duhet të ngrejë shqetësime serioze tek organizatat e mëdha amerikane të lajmeve dhe gazetarët që punojnë për to, por ka patur një mbulim të paket të përpjekjeve të Senatit në këtë drejtim deri më tani. Në temën e përkufizimeve, avokati i Parë i Amendamentit Floyd Abrams tha per “The Intercept” se dispozita mbi WikiLeaks është shqetësuese, sepse “ka zërin e disa gjetjeve zyrtare, të cilet skane kuptim ligjor për të.

Hipokrizi e ashpër

Ajo që nuk mund të diskutohet është se pavarësisht nga mendimet personale mbi WikiLeaks dhe Assange, fakt mbetet se organizata ka mbajtur një rekord saktësie prej 100% gjatë gjithë viteve që ka publikuar informacione.

Askush nuk sfidon dot origjinalitetin e informacionit apo dokumenteve të lëshuar nga WikiLeaks. Kjo është një përpjekje e hapur për të diskredituar një organizatë që ekspozon mashtrimin e qeverisë. Problemi i vërtetë i qeverisë amerikane me WikiLeaks nuk është akuza për lidhje me Rusinë, apo se është një shërbim informativ armiqësor por problemi eshte tek informacioni i publikuar që Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë preferojnë të mbeten sekret.

 

Danielle Ryan është një shkrimtare irlandeze e pavarur, gazetare dhe analiste e medias. Ajo ka jetuar dhe udhëtuar gjerësisht në SHBA, Gjermani, Rusi dhe Hungari. Linja e saj  gjendet në RT, The Nation, Rethinking Russia, The BRICS Post, New Eastern Outlook, Global Independent Analytics dhe shumë të tjerë./ Gazeta Impakt

 

burimi:Rt

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne