Wilders kundër vendimit që një musliman të jetë kryetar komune në Holandë

Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme euroskeptike, Partisë Çlirimtare, Geert Wilders ka kundërshtuar vendimin që një musliman të jetë shef i një bashkie në Holandë.

Wilders haptazi kundërshtoi vendimin që Ahmed Marcouch, me origjinë në Maroku, të marrë postin e kryetarit të Arnhemit, pasi paraprakisht, ish kryetari i kësaj komune braktisi postin nga shkaku i një sëmundjeje.

Wilders tha se Marcouch, në kohën sa ka qenë kryetar i komunës së Slotevaartit në Amsterdam, u përpoq për të, siç tha ai, të islamizojë qytetin./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne