Williams, sportisti i famshëm i Zelandës së Re i drejtohet vendit: Mësoni rreth Islamit!

Lojtari i rugby i Zelandës së Re Sonny Bill Williams, në një transmetim nga Christchurch që u publikua direkt nga televizioni kombëtar, i është drejtuar popullit duke i bërë thirrje që të mësojë rreth Islamit.

Duke folur për gazetarët ai tha: “Ne jemi myslimanë, por jemi gjithashtu edhe zelandezë. Dua ti them publikut mbarë, shokëve të mi të regbisë, djemve të regbisë, punëdhënësve tanë, se dua t’ju faleminderoj nga thellësia e zemrës sime. Ka qenë një ngjarje vërtet tragjike, por më ka bërë përshtypje edhe mënyra se si njerëzit kanë reaguar. Kështu që sot i drejtohem publikut të Zelandës së Re dhe i them që të mësojnë mbi Islamin sepse është me të vërtetë një fe e paqes dhe dashurisë”.

Siç pamë edhe më parë në hutben që mbajti vëllai jonë, ai aty ndau me ne disa mesazhe të mrekullueshme që janë thelbi dhe esenca e Islamit”.

“Njerëzit nuk e dinë se çfarë është Islami. Ndihem sikur … më duhet të marrë atë dritë që ju duhet, ato njohuri që ju nevojiten dhe tjua jap që ta kuptoni vërtet se çfarë është Islami. Eshtë një dritë që ju shpëton nga errësira”.

Ai gjithashtu ju drejtua mediave dhe “anës së shëmtuar të politikës” të cilët i sheh si mbjellës së farës së urrejtjes: “Tani është koha për të ecur përpara. Si po ju duket tani kjo kohë? Sot po duket se racizmi dhe urrejtja janë mbjellë nga një mjet i fuqishëm që kemi ne i cili quhet media. Ndërsa për sa i përket anës së shëmtuar të politikës që ka mbjellë atë farë … them se duke ecur përpara do të arrinim të bënim diçka”./ilmfeed/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne