Kompania ajrore Wizz Air ka ndërprerë fluturimet mes Tiranës dhe Brindisit, duke shkaktuar polemika të shumta në Itali.
Nazionale, një organizatë e njohur e biznesit në Itali, ka shprehur shqetësim të madh për pasojat që ky vendim mund të ketë mbi ekonominë e rajonit të Salentos. Linja ajrore, e cila kishte patur një sukses të madh dhe fluturime të mbushura, siguroi një lidhje të rëndësishme mes Shqipërisë dhe këtij rajoni të Italisë.
Sipas organizatës, anulimi i linjës vjen pas vështirësive financiare të kompanisë dhe rritjes së kostove, duke prekur rëndë operatorët ekonomikë të Salentos, të cilët varen nga turizmi dhe lidhjet ndërkombëtare.
Anulimi i kësaj linje ajrore duket të ndjekë një trend të ngjashëm me reduktimin e ndalesave të anijeve turistike në portin e Brindisit, duke shkaktuar një shqetësim të madh për konkurrueshmërinë dhe aksesin në rajon. Mbyllja e kësaj linje pritet të ketë pasoja negative për sektorë të tjerë kyç si hoteli, restorante, transport dhe tregti./gazetaimpakt