WMO: Qershori dhe korriku muajt më të nxehtë në histori

Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO) dhe qendrës së saj për klimën, korriku ishte muaji më i nxehtë në histori, ndërkohë që edhe qershori do të mbahet mend si muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave.

Alarmi vjen edhe nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili bën thirrje për një mobilizim të përgjithshëm për të zvogëluar emetimet e gazrave përgjegjës për ndryshimin e klimës dhe regjistrimin e temperaturave të regjistruara këtë verë./(balkanweb)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne