Xhaçka provokon: Ky lum i paparë njerëzish do e marrë përpara çadrën

Partia Socialiste po zhvillon një miting me të rinjtë që votojnë për herë të parë në sheshin “Skëndërbej”.

Gjatë fjalës së mbajtur para  simpatizantëve socialistë, ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka ka provokuar demokratet të cilët gjenden në çadrën e protestës vetëm pak metra larg mitingut të PS.

Ajo tha se lumi i njerëzve të pranishëm në miting është aq i madh sa do të marrë përpara edhe çadrën e Partisë Demokratike.

“Ky lum i të rinjve, ky lum i paparë njerëzisht do ta marrë përpara çadrën e PD-së, që po pengon zhvillimin e Shqipërisë. Duhet të vazhdojmë me Edi Ramën, për të ndërtuar Shqipërinë për të rinjtë. Për një Shqipëri që vlerëson të drejtën dhe jo paranë. Mos lejoni askënd të vendosë se kush do votojë për ju, apo kush do qeverisë për ju. Shqipëria duhet të vijojë me Edi Ramën, me njeriun më vizionar të këtij vendi”, deklaroi  Xhaçka.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne