Xhaçka-Stoltenberg: Shqipëria për NATO-n do vazhdojë të jetë aleat i besës

Shqipëria do të vazhdojë të jetë aleat i denjë dhe kontribues për paqen dhe sigurinë e çdo qytetari të Aleancës së Atlantikut të Veriut e më gjerë.

Kështu deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë një takimi në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi u zhvillua pak minuta përpara fillimit të Sesionit Kryesor të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel ministrash mbrojtje.

Ministrja Xhaçka po merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes, që po mbahet në Shtabin e NATO-s në Bruksel.

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne