Xhaçka viziton Izraelin: Mossadi mund të instalohet në Shqipëri

Olta Xhaçka është e para ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë që ka zhvilluar vizitë zyrtare në Izrael. Xhaçka qëndroi në shtetin hebre për një vizitë dy ditore ku është takuar me homologun Avigdor Liberman.

Në një kohë kur partneri ynë strategjik, Turqia, e konsideron Izraelin shtet terrorist, ministri Liberman e ka klasifikuar Shqipërinë “aleat strategjik për sigurinë në rajon”.

Ndërkohë, ministrja Xhaçka e cilësoi Izraelin si një aleat të vyer të NATO në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për një memorandum bashkëpunimi në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes mes dy vendeve.

Xhaçka ftoi homologun e saj izraelit për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes edhe për Qendrën e Ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë, çka nuk përjashton mundësinë e instalimit të Mossad-it në vendin tonë.

Në Jerusalem, ministrja Xhaçka zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë si dhe bëri homazhe e vendosi kurorë me lule në Yad Vashem, Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne