Xhafaj: E vërteta e ndërhyrjes së Soros në reformën në drejtësi dhe 40 grupeve kriminale

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj flet për dy nivele të krimit të organizuar dhe rrezikshmërinë e tyre në publik. I ftuar në emisionin “Java” në RTSH ai tha se niveli më i rrezikshëm i krimit të organizuar është ai i sofistikuari pasi nuk dallon nga qytetarët e thjeshtë.

“Sot ka dy nivele të krimit të organizuar. Një nivel shumë të sofistikuar ku nuk e dallon nga unë dhe ti kur shkojmë pimë kafe apo në jetën e përditshme sepse një pjesë e tyre janë forcuar aq shumë sa janë bërë që të duken si qytetarë të zakonshëm. Nuk mbajnë pistoletë me vete dhe janë shumë të sofistikuar. Këta janë grupet kriminale më të rrezikshëm, shpesh herë detyrohesh ti shohësh në vende ku dhe duhet ti përshëndetësh”, – tha Xhafaj.

Gjithashtu, sipas ish-ministrit ka dhe një nivel tjetër i krimit të organizuar ku përfshihen personat me armë në brez dhe makina të blinduara, por që sipas tij nuk jetojnë gjatë.

“Grupi i dytë janë ata me pistoletë në brez e me makina të blinduara. Këtë janë të përkohshëm dhe nuk para jetojnë gjatë. Në identifikimin e tyre duhet një punë e kujdesshme. Gjatë kohës që në bëmë analizën për këta grupe, kur isha unë ministër u goditën 11 prej tyre. Nga 40 që unë përgatita, janë goditur 11 dhe këto materiale do ti kalojnë BKH” – tha ish-ministri.

Xhafaj ka folur për herë të parë edhe për akuzat se Fondacioni Soros ka ndërhyrë në hartimin e Reformës në Drejtësi. Si ish-kryetar Komisionit të Ligjeve që u mor me hartimin e Reformës në Drejtësi ai i ka quajtur akuzat, trillime. Sipas tij zyra e Fondacionit në Tiranë nuk ka shkruar apo ndikuar në ndonjë rresht të Reformës.

“Përrallë ose pranojë ballkanike. Unë dhe gjithë familja ime nuk kemi përfituar ndonjë bursë nga Fondacioni Soros. Ky fondacion ka dhënë një kontribut të veçantë ndër vite për ngritjen e shoqërisë civile. Po ashtu ka dhënë kontribut në arsimimin e të rinjve dhe të rejave jashtë vendit nëpërmjet bursave, dhe për këtë ka meritë.
Në rastin konkret është komplet një trillim.

Zyra në Tiranë nuk ka asnjë rresht të shkruar apo të ndikuar prej tyre dhe të marrë prej nesh. E para sepse ekspertët nuk vinin nga Sorosi por nga Ministria e Drejtësisë, nga Gjykatat, vinin nga avokatia shqiptare. Fondacioni ka pasur vetëm një njeri që ka qenë përfaqësues, ka qenë Kristaq Traja i cili ishte kryetar bordi i Fondacionit. Dhe ky fondacion ka një meritë sepse ka bërë një pjesë të financimit të procesit si amerikanët dhe europianë. Këtu fillon dhe mbaron ndërhyrja e Fondacionit te Reforma në Drejtësi”, – tha Fatmir Xhafaj. /lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne