Xhafaj “lan duart” për arratisjen e ish policëve të Habilajve: Nuk merrem unë me të kërkuarit!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk dha asnjë koment për arratisjen e 3 ish drejtuesve të policisë në Vlorë që u akuzuan për lidhje me bandën e Habilajve gjatë një prononcimi për gazetarët. Fatmir Xhafaj ia la të gjitha përgjegjësitë Haki Çakos kur tha: Nuk merrem unë me çështjet e kërkimit të cilitdo që kërkohet nga policia e shtetit. Policia e shtetit e ka për detyrë ta bëjë këtë gjë.
Tre ish shefat e policisë në Vlorë u shpallën në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Për organin e akuzës, Xhafaj u duk se ishte në pritje të ndryshimeve që sipas tij, do ta përmirësojnë situatën.
“Me ndryshimet që do të pësojë prokuroria si rrjedhojë e reformës në drejtësi, do të kemi një partneritet tjetër dhe një marrëdhënie shumë më të besueshme se c’kemi deri sot” tha Ministri i Brendshëm. Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila akuzohen se lejuan kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë, pasi ishin të lidhur me bandën e Habilajve në Vlorë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne