Xhafaj paralajmeron të majtët dhe të djathtët por akoma spo e ka peshkun e madh

Nga foltorja e Kuvendit ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj foli nw seancwn e sotme parlamentare për projektligjin e Vettingun në radhët e policisë së Shtetit. Xhafaj tha se Vettingu do të përfshijë policinë e shtetit, gardën e Republikës dhe shërbimin për çështjet e brendshme.

Qeveria kërkon miratimin për miratimin për vettingun e policinë e shtetit. Do ketë transformim më të thellë për ta kthyer në një polici të standarteve europiane. Të gjithë këta punonjës, nga titullari tek punonjësi më i thjeshtë duhet të verifikohet integriteti dhe pasuria. Në një proces transparent dhe të paanshëm. Ky nuk është një proces i largimeve dhe ardhjeve në polici. Kontrolli i punonjësve të policisë në Britani është i përvitshëm, po ashtu kontrollohen dhe familjarët. Kontrolli duhet i imtësishëm dhe periodik. Dikush ka përdorur termin polici e korruptuar apo e kanabizuar. Po punojme per te goditur grupet kriminale. Nëse përfaqësues të politikes, qofshin te majte apo te djathte, janë në një mënyrë apo nje tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo cdo lloj interesi tjeter, siguroj që asnjë lloj imuniteti s’do i përjashtojë ata nga goditja e ligjit. Ne e pranojmë që ka individë të korruptuar, të paaftë apo edhe të përfshirë në veprimtari kriminale. E dimë që kultivimi i kanabisit nuk ka kursyer edhe policisë së shtetit. Përbaltja nuk e ndihmon policinë të bëhet më e mirë” – tha Xhafaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne