Shqiperia

Xhafaj tregon përse vëllai i tij nuk duhet të bëjë asnjë ditë burg në Shqipëri

Gjatë një dalje për mediat ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë shpjegimi lidhur me akuzat që atij i bëhen nga opozita për dënimin e vëllait në Itali si trafikant droge.

“Nëse im vëlla do bënte në Shqipëri njohjen e vendimit penal të marrë në Itali, në ngarkim të tij, sipas ligjit shqiptar s’do ta vuante për shkak të dënimit në mungesë. Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Prej vitit 2002, vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem ligjor, as edhe një. E verifikuar nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi”, tha Xhafaj.

Më tej ai shtoi se nuk ka asnjë kërkesë nga Italia për ekstradimin e vëllait të tij apo ndonjë urdhër arresti ndërkombëtar.

OPINIONE