Xhahili Tritan Shehu sulmon osmanët dhe rilindjen

Përmes një postimi në Facebook, lidhur edhe me ngjarjet e fundit te Teatri Kombëtar, ish deputeti i PD Tritan Shehu ka sulmuar rilindjen dhe osmanët duke i quajtur pushtues dhe shkatërrues të trashëgimisë historike.

Përvec sulmit që turkofobi Shehu i bën osmanëve të cilët i konsideron shkaterrimtarë, ai ka sulmuar edhe Rilindjen në pushtet për të cilën thotë se po shkatërron objekte me vlera historike.

Shkrimi i plotë:

Shkallmimi i trashegimise historike, mentalitet diktatorial!

Trashegimia italiane, pjese dermuese e asaj Perendimore, vazhdon te asgjesohet; karakteristike kriminale kjo e viteve te Rilindjes.

Pushtimi otoman shkaterroi e tjetersoi nje pjese te madhe te objekteve te historise sone te deri atehereshme.

Rregjimi komunist, pervec asgjesimit te objekteve te kulteve, vazhdoi te rrafoshje shume vlera te pa zevendesueshme te historise e te perkatesise sone te ndertuara ne vitet 20-30, duke i zevendesuar ato me disa « monstra » arkitekturale e urbanistike, te huazuara nga Lindja ruse.

Kjo Rilindje po i shkaterron edhe ato pak qe i shpetuan atij « tsunami ».

Shkaterroi Sheshin Skenderbeg, duke humbur keshtu « fytyra » e Tiranes dhe e Shqiperise, duke krijuar nje kaos te vertete urbanistik e te trafikut, duke shtuar disa here ndotjen e ambjentit etj, etj.

U shkaterruan objekte te tjera me vlera historike, si kinemate e vjetra te qytetit, Stadiumi i futbollit, simbol e krenari e vertete, duke e zevendesuar ate ne qender te qytetit ate me nje « dinosaur » te perbindshem, etj.

Edhe lista tashme zgjatet per te arritur tek Teatri historik, qe kerkohet te zevendesohet po me kulla betoni.

Shqiperia fatkeqesisht i ka me pakice objektet deshmimtare te historise sone; ne vend qe t’i rruajme me fanatizem ato, po i vihet perseri « kazma ».

Nga Historia kane frike vetem diktatoret, ata jetojne me absurdin: « Bota fillon e mbaron me mua ».

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne