Xhakarta do të organizojë Panairin e Ramazanit

Udhëheqja e Xhamisë së Madhe Istiklal në Xhakartën Qendrore të Indonezisë do të mbajë Panairin e Ramazanit – 2017, i cili do të mbahet nga 19 deri më 17 qershor, 2017.

Panairi i Ramazanit do të ofrojë aktivitete të ndryshme duke filluar nga pazaret, muhabete, muzikës fetare, gara në të shkruar, dhe festivale të kuzhinës.

“Pazari është i hapur për publikun dhe ky do të jetë panairi i parë që mbahet nga xhamia”, tha kreu i protokollit të Xhamisë Istiklal, Abu Hureirah, cituar nga tribunnews.com në Xhakartë, Indonezi.

Abu Hureira tha se gjatë gjithë muajit të agjërimit, Ramazanit, xhamia do të ofronte ushqime për 3,000 njerëz nga e hëna deri të enjten dhe për 5,000 njerëz nga e premtja deri të dielën.

Udhëheqja e Xhamisë Istiklal, e ka përgatitur xhaminë për këtë ngjarje, duke pastruar dyshemen, muret, objekte sanitare dhe vende për abdes.

Në Xhaminë Istikklal do të falet namazi i akshamit dhe teravitë. Kënduesit e njohur të Kur’anit, hafizë të Kur’anit, kombëtarë dhe ndërkombëtarë do të këndojnë ajete të Kur’anit para namazeve.

Burimi : The Jakarta Post / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne