Xhamia Aksa drejt shkatërrimit: Izraeli ekspozon sinagogën e sapo ndërtuar brenda xhamisë Aksa në Jeruzalem

Autoritetet izraelite ekspozuan sot një sinagogë të re çifute nën murin Al-Burak, i njohur për çifutët si Muri Perëndimor brenda kompleksit të xhamisë Aksa në Jeruzalemin e pushtuar.

“Pas 12 vjetësh ndërtimi, sinagoga e re u hap të hënën në mbrëmje,” tha në një deklaratë fondacioni ‘Trashëgimia e Murit Perëndimor’, një organ qeveritar izraelit.

“Dizajni unik i sallës së lutjeve kombinon me artin e rrallë dhe ndriçimin unik, duke krijuar një kontrast të mrekullueshëm midis antikes dhe modernes”, thuhet në deklaratë.

Në vitet e fundit, institucionet islame në Jeruzalemin Lindor kanë paraqitur kundërshtime të përsëritura mbi gërmimet që kryhen nga autoritetet izraelite nën kompleksin e xhamisë Aksa

Në një deklaratë, sheiku Ekrema Sabri, kreu i këshillit të lartë Islam në Jeruzalem dhe ish imam i xhamisë Aksa, theksoi se muri Burak është një komponent i murit perëndimor i Xhamisë Aksa.

“Muri është pjesë e trashëgimisë sonë islame dhe do të mbetet deri në Ditën e Fundit të kësaj bote”, tha Sabriu.

“Okupimi izraelit nuk ka asnjë të drejtë mbi trashëgiminë e Jeruzalemit,” shtoi ai. “Kjo sinagogë e re … nuk ka rrënjë historike”.

“Të gjitha ndërtimet e reja nga autoritetet okupuese [izraelite] në Jeruzalem janë të paligjshme dhe nuk kanë baza historike,” tha Sabriu, duke shtuar se qyteti i shenjtë “nuk mund të ndahet”.

Në tetor 2016, UNESCO votoi një rezolutë e cila hodhi poshtë çdo lidhje çifute me xhaminë Aksa dhe murin Burak në Jerusalemin e okupuar.

Tensionet janë rritur në territoret e okupuara që kur Presidenti Donald Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit më 6 dhjetor, levizje kjo që u dënua ashpër nga e gjithë bota. Dje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi me 14 vota kundër vendimit të Trampit, megjithatë për shkak të forcës së vetos amerikane kjo rezolutë nuk mundi të miratohej përkundër masës së tij të njëanshme./middleeastmonitor/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne